Sekretari për Çështjet Ligjore të PD-së, Çlirim Gjata deklaroi se Partia Demokratike vazhdon t’i qëndrojë vendimit të saj, përsa i përket mospërballjes zgjedhore me Ramën kryeministër.
I pyetur nëse partia e tij vazhdon t’i qëndrojë idesë në fjalë, Gjata tha:
“Çfarë ndodhi së fundmi në votimet e 30 qershorit, në vetëvotimet , të paktën unë kështu i quaj. I mbushi kutitë, kur nëpër lista votimi kishte 50 apo 100 firma, në kuti kishte 3100 vota bie fjala. Megjithatë çfarë ndodhi, të gjitha këto u thanë. Jo po u votua hapur , u detyruan njerëzit, të gjitha janë vepra penale këto , u falsifkua rezultati, u mbushën kutit , çfarë nuk u bë, nuk u zbatua dekreti i presidentit . Deri tani tre persona të inkriminuar , s’kishte nevojë, 61 bashkitë i kishte në dorë, pse duhet të fuste persona të inkriminuar, çfarë tregon. Tani më thuaj a futesh në zgjedhje, as në këtë rast nuk çlirohet dot nga krimi ky njeri. Tani, a futesh në zgjedhje, këtë më thoni?” u shpreh ai.
Kujtojmë që dje kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e tha hapur se janë dakord me zgjedhje edhe me Ramën kryeministër.
Diskutime rreth kësaj post