Ndërkohë që Lulzim Basha dhe të djathtët kanë një vit që theksojnë se nuk shkojnë në asnjë lloj zgjedhjesh me Ramën kryeministër me argumentin se ai i blen ose i vjedh ato përmes krimit, ndryshe ka filluar të mendojë Monika Kryemadhi, shkruan Albeu.com.
Përmes një interviste në News 24, Kryemadhi shprehet se do të futeshin në zgjedhje me ose pa Ramën kryemistër duke u tërhequr kështu nga qendrimi i opozitës, ndërkohë që i jep një shkelm të fortë edhe Lulzim Bashës.
“Ne si LSI nuk kushtëzojmë asnjëherë momentin e zgjedhjeve. Pse e themi nuk nuk kushtëzojmë momentin e zgjedhjeve, sepse ne mendojmë që zgjedhjet janë i vetmi instrument që në një farë mënyre do të cbëjë të gjithë këtë nyje të lidhur keqtas, për shkak të mosfunksionimit të gjykatave, për shkak të mosfunksionimit të sistemit, të demokracisë.
Ne duhet të përplasi, në duhet të luftojmë me bishën, sepse nëse nuk luftojmë me bishën nuk ka kush ta mundë bishën dhe në këtë rast, bisha është kapja e pushtetit nga kryeministri.
Pavarësisht ligjëratës politike që ngre kryetari i PD-së dhe kryetari i opozitës që me një qeveri tranzitore dhe pa Ramën kryeministër, për ne si LSI mendojmë që është e domosdoshme përballja në zgjedhje e të gjithë opinionit publik.
Në votimet e 30 qershorit, shqiptarët i dhanë një përgjigje jashtëzakonisht të madhe jo vetëm maxhorancës ku i thanë se e bojkotuan në 85% po i dhanë edhe një përgjegjësi shumë të madhe opozitës, ku i thanë që 85% e tyre iu përgjigjën aksionit politik të opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhjet moniste të Edi Ramës” u shpreh Kryemadhi .
Zbutja mes Ramës dhe LSI-së u vërejt edhe gjatë seancës së djeshme të Komisionit Hetimor Parlamentar ku i pranishëm ishte Presidenti Meta.
Ndryshe nga sa pritej, ky “hetim” shkoi model për Metën, i cili doli nga andej më i fortë dhe me argumente më të përforcuara, kjo edhe në sajë të llojit të pyetjeve të gatshme që i bënë deputetët e maxhoarancës.
Rivaliteti Basha-Kryemadhi ka qenë i përhershëm tek opozita dhe është shfaqur shpesh në publik, siç ishte veprimi i papritur i liderit demokrat për të djegur mandatet edhe pse nuk kishte kosensusin e LSI-së. Kjo e fundit u tërhoq në një veprim të detyruar pas vendimit të beftë të Bashës. Gjithashtu, në protestën e parafundit të madhe të opozitës, ndërkohë që Kryemadhi shprehej se do të qendronin natë dhe ditë para zyrës së Ramës, Basha nga ana tjetër e bulevardit e shpallte protestën e mbyllur.
Mjaftojnë deklarata e sotme e liderës së LSI-së, dy episodet e mësipërme si edhe gjuha e përdorur nga Kryemadhi me të vetët kur përmendet Basha për të thënë se tashmë koalicioni opozitar ka marrë fund. /albeu
Diskutime rreth kësaj post