Ish-Prokurori Shkëlqim Hajdari tregoi se çfarë do të ndodhë me Saimir Tahirin nëse Gjykata do ta shpallë fajtor në seancën e 19 shtatorit. Ai tha se pa u marrë një vendim i formës së prerë, Tahiri do vazhdojë të jetë i lirë.
“Prokuroria derisa të çohet në gjyq. Pretenca është e bollshme. Ato fashikuj, shumica janë operativë. Prokurorët pasi i kanë përkthyer i kanë çuar të gjitha në Gjykatë. Kjo çështje nuk do të zgjidhet në shkallën e parë. Në datën 19 shator do kemi një vendim të gjykatës. Edhe nëse e dënon fajtor, dënimi ekzekutohet vetëm me një vendim të formës së prerë. Pra ai nuk arrestohet javën tjetër edhe nëse dënohet”, tha Hajdari në Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post