Zërat për shmangien e raportit me rrjetet sociale kumbojnë gjithmonë e më shumë, për të pasur një shoqëri më aktive. Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, në një intervistë për “Daily Mail”, shprehet se është e lumtur që nuk ka jetuar në kohën e rrjeteve sociale.
“Unë jam shumë me fat dhe është një turp i madh që fëmijët e sotëm nuk e dinë sesi është jeta pa rrjetet sociale”, thotë ylli i popit.
28 vjeçarja ndihet mirë që është model për 15.3 milionë ndjekësit e saj, por thekson se jeta në Instagram nuk është e vërtetë, por një gjë totalisht e stisur. Rita Ora ka kërkuar që njerëzit të bëjnë një ndarje të jetës reale dhe asaj të paraqitur në rrjetet sociale, për të kuptuar vërtet se si është të jetosh.
Në intervistën për “Daily Mail”, këngëtarja shqiptare ka folur edhe për angazhimin e saj në fushën e modës. Së fundmi ajo është imazh i komapnisë “Deichmann”. Rita tha se shpreson që edhe moda ashtu si muzika që ajo përcjell, të kenë ndikim pozitiv tek fansat e saj.
Në përfundim të intervistës, Rita ka treguar se frymëzimi për të është e ëma, Vera, e cila e ka mësuar se njeriu duhet të bëjë atë që ndjen dhe të mos heqë dorë nga ëndrrat e tij. Rita Ora u bë e njohur me hitin “Hot Right Now” ndërsa sot numëron shumë këngë dhe albume që e kanë bërë të famshme dhe mjaft të pëlqyer jo vetëm në Britani.
Diskutime rreth kësaj post