Presidenti Macron i ka dërguar një mesazh kryeministrin Rama, duke i kërkuar ndjesë për atë që ndodhi mbrëmë në stadium, në ndeshjen mes kombëtares së Francës dhe asaj të Shqipërisë, e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020.
Presidenti i Frances Emmanuel Macron e ka quajtur gabim të pa tolerueshëm të Federatës Franceze të Futbollit mbi ngatërrimin e himnit shqiptar.
Presidenti Macron ka vlerësuar reagimin e lojtareve shqiptarë dhe ka thënë se e konsideronte sidoqoftë të nevojshme, shprehjen e një ndjese të sinqertë.
Kryeministri Rama e ka çmuar gjestin e Presidentit te Frances, duke e falënderuar atë për mesazhin e tij te ndjesës, pavarësisht se gafa e papranueshme është bere nga Federata Franceze e Futbollit.
Të parët ishin lojtarët e Shqipërisë që do këndonin himnin, por organizatorët vendosën një himn komplet tjetër, dhe lojtarët shqiptarë u habitën.
Më pas, u këndua himni i Francës. Lojtarët shqiptarë nuk lëvizën nga vendi, teksa nuk pranonin të vazhdonin procedurën duke dhënë duart, teksa prisnin që të dëgjohej himni i tyre, himni i Shqipërisë.
Diskutime rreth kësaj post