Lidhur me braktisjen e jahtit luksoz në portin e Durrësit i cili u ankorua në portin e Shëngjinit nga Policia kanë dalë detaje të reja.
Duke iu referuar dokumentacionit të rregullt dhe një pasaporte që u gjet brenda në jaht, rezulton se jahti i përket shtetasit turk të identifikuar si, Sevgin Yavuz, 53 vjeç.
Mësohet se 53-vjeçari është biznesmen i famshëm në Turqi, i cili ka ardhur për pushime në bregdetin shqiptar.
Biznesmeni më parë ka qenë në Malin e Zi dhe kishte dalë me jaht nga porti i Tivarit. Sipas dëshmisë së rojes së portit të Shëngjinit, Nikoll Doda, peshkarexhat e kanë parë jahtin luksoz me motor të ndezur në det të hapur.
Ai dyshon se jahti është braktisur, pasi pronari mund të jetë mbytur ose vrarë. Por kjo çështje është ende në hetim.
Diskutime rreth kësaj post