Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” foli për herë të parë për djalin e saj Matias dhe jetën e re si nënë.
Ajo tregoi se gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë ka qenë pjesë e protesatve dhe tepër e angazhuar, madje puna ka vazhduar edhe ditën e lindjes.
“Ditën që kam lindur, dërgoja njoftime të grupi i punës në whatsapp”, tha ajo, duke shtuar më pas se pavarësisht situatës në të cilën ndodhej, puna duhet të vazhdonte dhe përgjegjësia duhej mbajtur deri në fund.
Sa i përket Matiasit të vogël, Ina pranoi se jeta e saj është bërë shumë herë më e bukur me ardhjen e tij në jetë dhe se aktualisht ndihet e plotësuar nga ana personale.
Diskutime rreth kësaj post