Një ish i punësuar në një firmë nga Kisella Voda e Shkupit, dje i ka djegur veturën, e më pas me benzinë e ka stërpikur edhe pronarin e firmës.
Xhipi ka qenë i parkuar në parkingun e firmës, ndërsa të punësuarit menjëherë kanë vrapuar për të shuar zjarrin në veturë. Pjesa e majtë e veturës është djegur tërësisht. Pronari ka ngelur i lagur me benzinë, ndërsa ish i punësuari nuk ka arritur që të ndezë edhe të pasi që të punësuarit tjerë kanë zbritur dhe kanë ndaluar sulmuesin.
Rastin në polici e ka paraqitur pronari i firmës. Në denoncim thuhet se ish i punësuari është revoltuar pasi nuk i janë paguar disa paga.
“Më 3.9.2019 në ora 13:43 në SPB Shkup, I.I (51) nga Shkupi, pronar i një firme në bulevarin Srbija, ka denoncuar se ish i punësuar në firmë, L.S (56) nga Shkupi, ka hedhur benzinë mbi veturën e tij BMW X6, e cila ka qenë e parkuar në parkingun e firmës. Arsyeja për këtë, sipas denoncimit, është mos pagesa e disa pagave drejt L.S. Zjarrin e kanë shuar të punësuarit, ndërsa L.S është arrestuar në stacion policor deri në zbardhje të rastit”, njoftuan nga MPB, transmeotn Zhurnal.
Ish i punësuari kur e ka stërpikur me benzinë edhe pronarin, aspak nuk ka tentuar të ikë, por qetësisht ka pritur të vijë policia.
Diskutime rreth kësaj post