Ulsi Manja, kreu i Komisionit Hetimor i ka dërguar një letër Presidentit Ilir Meta për të dëshmuar ditën e hënë më 9 shtator në orën 10:00 lidhur me dekretet.
Duke iu referuar rregullores së Kuvendit, Manja shprehet se Meta duhet të jetë prezent në Kuvend, ku dhe do të dëshmojë.
Meta është shprehur se kreut të shtetit i takon të jetë shembull për bashkëpunimin institucional, ndërsa u pyet nëse do të shkonte të dëshmonte në komisionin për shkarkimin e tij.
“Të dashur miqtë e mi gazetarë. Më “çmendët” me sms tuaja, si asnjëherë tjetër! Po ç’është kjo pyetje kaq absurde që më bëni të gjithë: A do shkoj tek Parlamenti?! Së pari, Presidentit si Kryetar i Shtetit, i takon të jetë shembull i bashkëpunimit institucional. Dhe besoj se në këto dy vite kam bërë gjithçka për vendosur këtë bashkëpunim, në respekt të plotë të Kushtetutës, shtetit ligjor dhe interesit publik. Së dyti, unë mezi pres të kthehem tek Parlamenti”, shkruan Meta.
Diskutime rreth kësaj post