Një burrë ka dëmtuar keq ndërtesën e një hoteli ku punonte pasi tha se nuk e paguan për Krishtlindje.
John Manley e ka pranuar se është nisur drejt hotelit Travelodge duke drejtar një ekskavator dhe ka prishur çdo gjë që i ka dalë përpara. Babai i dy fëmijëve i shkaktoi një dëm të konsiderueshëm pjesën ballore të hotelit më 21 janar të këtij viti.
35-vjeçari u paraqit në një një gjykatë në Liverpool në ditën e parë të gjyqit të që u mbajt ndaj tij.
Gjatë mbajtjes së seancës ai e pranoi se me atë që bëri ka vënë në rrezik jetën e njerëzve që ndodheshin në vendin e incidentit.
Manley, i cili u shtrua në një spital për personat me probleme të shëndetit mendor pas incidentit, u shpall i pafajshëm për rastin.
Incidenti, i cili u filmua nga shumë persona që ndodheshin aty në momëntin e ngjarjes, zuri kryetitujt e mediave në Britani.
VIDEO:
Nuk e paguan për punën, punonjësi i hotelit u shkon me ekskavator dhe shkatërron ndërtesën on Vidnews.
Diskutime rreth kësaj post