Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka duke folur për dekriminalizimin në studion e rubrikës “Opinion”, në News 24 theksoi se politikanët shqiptarë veç “dajaku” i fut në rrugën e duhur. Ai deklaroi se qeveria shqiptare ka thyer rekorde duke kaluar nga një skandal në tjetrin. Sipas Palokës, politikanët që kanë probleme me ligjin duhet të qërohen sa më parë dhe në vend të tyre të caktohen emra me integritet.
“Ti i denoncon një skandal ai të bën tjetrin. Pra kanë arritur në këtë pikë, duket se u ka rrëshqitur mendja dhe thonë se ne jemi zotër dhe nuk pyesim askënd. Doli horr, vëri shkelmin, qëroji. Sot mund të jetë Rama nesër mund të jetë Basha. Dajaku duhet t’i drejtojë politikanët shqiptarë, ndryshe do të vijojnë këto lojëra. Dajakun do ta pranoja me gjithë qejf nëse do ta bëja veten. Por kjo mbetet në duart e shqiptarëve” – theksoi ai.
I pyetur se sa beson tek reforma një Drejtësi, numri dy i selisë blu u shpreh: “Do isha njeriu më i lumtur në botë, nëse të gjitha ato që po shohim të ishin të vërteta. Do isha më i lumturi, nëse do ndodhte, për këdo në politikë, që të kapeshin këta të mençurit, milionerët, nga të gjitha kahet. Unë do ndihesha i vlerësuar, budalla 30 vite, por e mora një vlerësim. Nuk e kam këtë besim.
Ne e duam Reformën në Drejtësi, por e duam reale dhe të veprojë si duhet. Problemi është si do funksionojë. Ku e dimë që nuk do kapet sërish nga të fortët, pse do i bjerë vlera parave? Kemi parë raste kur ONM ka kërkuar të shihet rasti, por ka kaluar pa u parë. Rëndësi ka të fillojë të vendoset drejtësi” – shtoi ai.
Diskutime rreth kësaj post