Në një intervistë për gazetën ”DAN”, Kryetari i komunës së Tuzit dhe i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj tha se “shqiptarët i respektojnë simbolet e shetetit por që flamuri shqiptarë nuk respektohet në Mal të Zi.
Mbetet shumë punë për të bërë në këtë drejtim, por pakicat, veçanërisht shqiptarët në Mal të Zi, kanë treguar respekt dhe mbështetje të plotë kur bëhet fjalë për çështje me rëndësi për Malin e Zi. Shqiptarët respektojnë simbolet e shtetit dhe në të gjitha institucionet e Komunës së Tuzit respektohen pa përjashtim.
Pyetja e drejtë është pse nuk respektohet flamuri ynë? Pse po ndëshkohet ai? Sepse shqiptarët respektojnë dhe do të respektojnë simbole t kombëtare të Malit të Zi dhe të gjithë popujt e tjerë që jetojnë në Mal të Zi,“tha ai./Malësia
Diskutime rreth kësaj post