Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së është shprehur se ka qenë kundër bllokimit të zgjedhjeve të 30 qershorit. Shehi thekson se vetë procesi i zgjedhje lokale ka rënë moralisht.
“Ata që kanë thënë që procesin (e 30 qershorit) nuk do e lejojmë, kanë bërë gabim, është gabim të thuash nuk do e lejojmë. Procesi moralisht ka rënë.”
Teksa foli në lidhje me veprimet e opozitës në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit, Shehi tha se ka kundërshtuar edhe idenë e rezistencës në bashkitë e djathta pas 30 qershorit.
“Kam shkuar edhe pak më tej dhe kam thënë që edhe dëshira për të rezistuar me dhunë nëpër zyrat e bashkive është gabuar. Ne si Tiranë kemi vendosur të ikim nga zgjedhjet dhe nuk mund t’i kërkojmë atij në provincë të rrijë dhe të rezistojë me dhunë përballë kolegëve, bashkëfshatarëve të tij. Por çfarë po mbron ky, një kështjellë bosh? Nëse menduam të tërhiqemi nga zgjedhjet dhe nuk vendosëm kandidatë, çfarë kuptimi ka të vëmë atje disa aktivistë? U kam thënë mos e bëni se do jetë një gabim. Po ngatërrojmë njerëzit kot për një temë për të cilin politikisht i kemi vënë një kapak në në Tiranë”, u shpreh aleati i Partisë Demokratike./Opinion
Diskutime rreth kësaj post