Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali është shprehur se synimi i sesionit të ri parlamentar është miratimi i reformës zgjedhore.
Gjatë një interviste televizive, Spiropali është shprehur se opozita e cila ndodhet në Kuvend ka qenë produktive dhe se është më e vlefshme se ajo që është në rrugë.
Ministrja tha se një nga çështjet më të rëndësishme për parlamentin është ke implementimi i reformës në drejtësi.
“Kemi një opozitë në parlament, e cila për hir të së vërtetës ka qenë produktive dhe për çështje madhore që kanë të bëjnë me te ardhmen e Shqipërisë, ka qenë decizive. Kjo opozitë është shumë më e vlefshme se ajo në rrugë. Kemi përpara një sfidë dhe ajo është që të votojmë reformën zgjedhore. Duhet të bëjmë reformën zgjedhore. Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore ka pikërisht këtë detyrë. Ka dhe një vend për opozitën jashtëparlamentare dhe shpresojmë që atë vend ata ta përdorin. Po ashtu edhe reforma në drejtësi është e rëndësishme. Ne presim implementimin e reformës në drejtësi. Ngrhina është gati dhe ne duam që gjithçka të vihet në vend”, tha Spiropali./ Opinion
Diskutime rreth kësaj post