Dymbëdhjetë pushues kanë humbur jetën ketë verë në ujërat e brigjeve shqiptare, ndërsa viktima e fundit është një i moshuar, që u gjet i mbytur paraditen e së hënës, në Shëngjin, duke qenë kështu viktima e katërt në këtë plazh, transmeton Albinfo.
Mungesa e vrojtuesve shihet si shkaku kryesor i këtyre fataliteteve. Sipas Federatës së Vrojtuesve, në vend rezultojnë 500 vrojtues plazhi, për 2400 biznese që operojnë në stacionet e plazhit.
Ashtu si një vit më parë, ndonëse në bregdet janë ngritur kullat e vrojtuesve, në pjesën më të madhe të tyre ato kanë qenë bosh.
Edhe pse ministria e Turizmit paralajmëroi masa të ashpra ndaj subjekteve që nuk përmbushnin detyrimet për stacionet e plazhit, askush nuk garantoi shpëtimin e jetës së pushuesve,në rast mbytje.
Diskutime rreth kësaj post