Këngëtarja shumë e komentuar në media, Luana Vjollca festoi mbrëmë 28-vjetorin me një festë ku mblodhi familjarët e miqtë më të mirë. Luana dukej si gjithnjë në super formë e veshur me një fustan të shkurtër me xixa, taka të zeza dhe një rreth në kokë.
Kanë qenë të ftuarit ata që kanë publikuar pamje nga festa e çmendur e në një prej tyre Luana shfaqet duke kërcyer me Getin këngën e tyre “Tirana Lifestyle”.
Ndërkohë Geti shpërqendrohet nga kërcimi dhe shkon të bisedojë me dikë ndërsa Luana e tërheq dhe e kthen prapë në skenë për të kërcyer.
Në një video tjetër Luana shfaqet duke kërcyer me Marinën të njëjtën këngë.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post