Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari në fjalën e saj në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë u shpreh se është kryedemokrati Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi ata që i dhanë pushtet Ramës.
“Kemi një kryeministër që ka sjellë regresin e Shqipërisë. Nuk ka dyshim që qeveria nuk ka vullnet dhe dëshirë që të dënojë askënd që akuzohet për korrupsion. Dosjet 339 dhe 184 shumë shpejt do mbyllen. Nuk ka dyshim që skema e fundit e PPP, kanë fundosur buxhetin e shtetit dhe janë ndër më të rrezikshmet për vendin. Shqipëria nuk ka pasur asnjë investim të huaj direkt. Shqiptarët po largohen çdo ditë e më shumë. Nuk ka asnjë dyshim që bandat kanë zaptuar vendin dhe kanë pushtet mbi pushtetin. Basha dhe Monika Kryemadhi kërkuan që ta bënin Ramën perandor. Ata kërkuan që Rama të instalonte diktaturën në vend. Opozita duhet të qëndrojë në parlament. Është e vetmja rrugë e drejtë. Duhet të mbështesim reformën në drejtësi. Po zvarritet nga PS dhe po atakohet nga partitë jashtë parlamentit. Ky parlament dhe kjo opozitë që do të çojë para reformën zgjedhore. Pavarësisht marrëveshjes së fundit për abandonimin e parlamentit. Ne s’do kemi kurrë një qeverisje të mirë nëse nuk ka një qeverisje autokratike. Unë kam bindjen e plotë se Rama është i mbrojtur nga Basha dhe Kryemadhi. Ata nuk e duan zhvillimin e këtij vendi.”
Diskutime rreth kësaj post