Ngjarja që tronditi Fierin mbrëmjen e së shtunës nisi në Levan. Dy familje u përfshinë në një konflikt në një lokal dhe pjesëtarët e tyre u plagosën me mjete të forta.
Shkaqet janë ende të paqarta ndërsa mendohet se konfrontimi nisi për shkaqe banale, dhe dy familjet ishin përplasur edhe më herët. Të lënduarit u transportuan në urgjencën e spitalit të Fierit, ku ngjarja precipitoi me përdorimin e armës.
Njeri prej tyre i rrëmbeu armën policit që po ndihmonte në transmportimin e të lënduarve dhe plagosi një prej tyre. Bilanci është 5 të plagosur dhe 5 të arrestuar, ndërsa qyteti i Fierit u blindua nga policia pas ngjarjes së rëndë.
Në Spitalin e Fierit ndodhen pesë të plagosur; Aleksandër Zhapaj dhe dy djemtë e tij, Aldi dhe Gentjan Zhapaj dhe në reanimacion vazhdojnë të qëndrojnë që prej mbrëmjes së të shtunës Klajdi Lamaj dhe Erlind Muçaj.
Ndërkohë në orët e para të mëngjesit të së dielës, në repartin e urgjencës janë paraqitur dy persona për të marrë mjekim, njëri prej të cilëve i plagosur me armë zjarri çifte. Daniel Braçe pasi ka marrë mjekimin e nevojshëm është shoqëruar nga uniformat blu në ambientet e paraburgimit. Ndërkohë edhe i ati Eqerem Brançe ka marrë ndihmë mjekësore pasi ishte me tension dhe takikardi.
Të plagosurit janë në mbikëqyrje të rreptë nga forcat e policisë, që nuk lejojnë gazetarët për t’i intervistuar.
Në ambientet e spitalit të Fierit kishte prezencë të madhe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe punonjës policie, të cilët kontrollonin hyrjen e njerëzve në godinë.
Drejtoresha e Spitalit Rajonal në Fier, tha se janë marrë të gjitha masat për përballimin e kësaj situate ndërsa stafi mjekësor është në gatishmëri të plotë për të sëmurët e tjerë që kanë nevojë për ndihmë mjekësore.
Për hetimin e kësaj ngjarje Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka ngritur një grup të posaçëm me Specialistë të Hetimit të Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.
Njëkohësisht po verifikohen edhe veprimet e punonjësve që ishin në momentet e para në Urgjencën e spitalit. /TCH/
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post