Pas ndarjes nga Roberti pak ditë më parë, Nora Istrefi i ka dedikuar pak kohë vetes dhe personit më të shtrenjtë të saj.
Sipas Prive, të dyja, Nora dhe Rene kanë udhëtuar drejt Turqisë për të shijuar disa ditë relaksi dhe çlodhje. Nuk dihet kush i ka shoqëruar të dyja, por duket se nënë e bijë po kalojnë shumë mirë në praninë e njëra-tjetrës.
Nora ende nuk ka bërë asnjë reagim për postimin e ish-partnerit se lidhjes së tyre i ka ardhur fundi. Ndërkohë, Roberti vijon angazhimet profesionale me koncerte në vende të ndryshme.
Në një postim në rrjete sociale një ditë më parë, me një dedikim të gjatë, Robert Berisha sqaronte se ai dhe Nora nuk ishin më bashkë, por ruanin një miqësi mes tyre dhe ndarja kishte ardhë e natyrshme, duke mos krijuar armiqësi.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post