Liderët e kombeve më të fuqishme në botë janë mbledhur të shtunën në jugperëndim të Francës në Samitin G7, për të diskutuar programin bërthamor të Iranit dhe mundësinë e inkuadrimit të Rusisë në këtë grup.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe kryeministri britanik Boris Johnson, janë në mesin e liderëve që pritet të marrin pjesë në samitin dy ditor, nën drejtimin e presidentit francez Emmanuel Macron.
Ndërkohë bashkëshortet e liderëve të vendeve më të fuqishme të botës e kanë shftyrëuar kohën për të shëtitur në kopshte plotë me lule dhe për të vizituar vendet më të veçanta të zonës. Plot sharm dhe elegancë ato kanë dhuruar spektakël nëpër rrugët e qytetit.
Diskutime rreth kësaj post