Gazetari Dritan Hila, ka komentuar faturën e Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila akuzohet se ka fjetur me çmime të larta në Romë gjatë takimeve ndërkombëtare, nisur nga një faturë e publikuar nga vetë kabineti që mban tarifën 700 euro për dy netë qëndrimi ku përfshihet edhe stafi shoqërues.
Hila shkruan se reagimet kundër ministers, janë reagime të paditurish, e të padalurish, ndërsa shton se këto veprime i kanë bërë të gjithë.
Reagimi i plotë i Hilës:
Gjonaj bën mirë të blejë shtëpi jashtë, siç bëjnë kolegët e saj në pozite dhe opozitë. Kështu do akuzohet e shumta për mospagesë dritash
Dhe mjaft me këto reagime hormonale të padalësh e të paditurish.
E ka bërë edhe Berisha e ministrat e tij kur shkonte në New York apo Bruksel, kur paguanin salla për takime me diasporën, dhe nuk është marrë njeri me to.
Po ju sjell një shembull: në Milano, Hotel Delle Nazioni (3 yje, dhe nja 30 vjet pa vënë dorë) që në kohë të zakonshme bën 80€, kur ka panaire Fiera di Milano bën 300€.
Diskutime rreth kësaj post