Partia Demokratike duket se do të “djegë” sot një tjetër kryebashkiak të maxhorancës pas Valdrin Pjetit të Shkodrës.
Radha sot është e Agim Kajmakut, për të cilin demokratët pritet të publikojnë sot dokumentet nga Greqia që konfirmojnë sipas tyre se ai ka qenë i dënuar, prandaj edhe ka ndërruar emrin.
Prandaj, selia blu ka njoftuar një konferencë të rëndësishëm për mediat në orën 12:00, ditën e sotme.
Mësohet se do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i cili do të publikojë dokumentet që sipas demokratëve implikojnë Agim Kajmakun në veprimtari kriminale.
Një paralajmërim të tillë e bëri dhe Zëri i Amerikës, ku është theksuar se për Agim Kajmakun ka një dosje të hapur penale më drejtësinë greke.
Sipas letrës që çoi në Prokurori, PD këmbëngul që Agim Kajmaku është arrestuar në Greqi me emrin Jorgo Toto, por ai e ka fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit, prandaj duhet te largohet nga detyra.
Diskutime rreth kësaj post