Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë! Javën e ardhshme çel dyert Spitali i Ri i Urgjencës dhe Patologjisë në Elbasan. Duke i paraprirë komenteve negative që mund të vijnë në adresë të tij, kreu i qeverisë, ka pranuar se është e vërtetë që shëndetësia shqiptare ka probleme, por ka vënë theksin që kurrsesi nuk duhet që të hidhen poshtë të gjitha punët e bëra deri më tani në spitalet në të gjithë vendin.
Rama shkruan:
“JAVEN E ARDHSHME… çel dyert Spitali i Ri i Urgjencës dhe Patologjisë në Elbasan, të cilin e gjetëm siç mund ta shihni në këtë album dhe me këtë rast, u them të tërë atyre që e kanë fjalën e keqe në majë gjuhës: E vërtetë, shëndetësia ka ende shumë probleme, mangësi e nevoja, POR AMA, kur sheh nga u nisëm, duhet të jesh komplet i qorruar për të mohuar transformimin real të këtyre viteve”.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post