Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka thënë se respektimi i të drejtave të minoriteteve greke në Shqipëri është kushti që Shqipërisë të i caktohet data e negociatave për anëtarësim në BE, transmeton Gazeta Metro.
Kryeministri Mitsotakis këtë verë u ngjit në pushtet në Athinë e tani si anëtarë të BE’së ka detyrën e mbikëqyrjes së kandidatëve për anëtarësim dhe ka punë me Shqipërinë. Dje ju dërgoi letër shoqatës së minoritetit grek në Shqipëri “Omonija”.
“Brenga kryesore e qeverisë greke dhe e imja po ashtu është mbrojtja më efikase e të drejtave të minoriteteve greke në Shqipëri, që është edhe kusht i fillimit të negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE”.
Në letrën e dërguar shkruhet se qeveria greke gjithmonë do të jetë në anën e minoriteti grek në Shqipëri.
Kreu i qeverisë greke Mitsotakis shoi se marrëdhëniet mes dy vendeve do të forcohen më tej dhe jo vetëm në relacion me integrimit të Shqipërisë në BE, por edhe më gjerë, që sipas tij do të favorizoj minoritetet dhe përparimin e dy vendeve./gazetametro
Diskutime rreth kësaj post