‘…Ju (Edi Rama) thoni, që Teatri është karakatinë. Edhe unë kështu them, karakatinë. I kujt është faji?
Përse ka ndodhur kjo? Sepse ju dhe paraardhësit tuaj e braktisët këtë godinë të shenjtë, me mendimin e fshehtë për ta shembur. Nuk u kujdesët kurrë për ta mirëmbajtur, ashtu siç bëni çdo vit me mirëmbajtjen e zyrave tuaja ose, më saktë, jo me mirëmbajtjen po mirëzhvatjen.
E latë të degradojë deri në këtë gjendje, me fiksimin pervers për ta shembur. Ju thoni që është turp. Turp, them dhe unë. Por jo për Teatrin, por turp për ju që e braktisët për t’ia arritur një qëllimi të mbrapshtë. Shembje…
…Restauroni këtë ekzistuesin e mos e quani Teatër Kombëtar, por i vini emrine një aktori të famshëm shqiptar. Ka plot. Nuk është vështirë të zgjedhësh. Ju thoni se kjo godinë e vjetër tashmë e rrënuar nuk rikonstruktohet.
Gënjeshtër.
Mos merrni në zyrat tuaja, për gjoja konsultë, arkitektë e konstruktorë që vënë firmat në bordero shtetërore, se edhe ju e dini që ata janë të pabesueshëm e të paaftë. Se po të ishin të zotë nuk punonin në shtet, por dilnin në privat, me firmë ndërtimi.
Shoqata e arkitektëve njëzëri deklaroi hapur, me argumente profesionale, se godina e Teatrit mund të rikonstruktohet. Ju, jo! Të shembet! Instituti i Monumenteve të Kulturës e kundërshtoi me ngulm prishjen e kësaj godine, duke e vlerësuar atë si një monument historik e arkitektonik, si monument kulture që duhet rikonstruktuar. Ju, jo! Të shembet!’.
Këto pasazhe janë shkëputur nga letra e hapur, që aktori dhe karikaturisti i njohur Bujar Kapexhiu, i dërgoi pak ditë më parë ‘Të nderuarit KryeM…’ Edi Rama.
Shqetësimi i autorit për ‘fiksimin’ e hershëm të Edi Ramës, për të shembur me çdo kusht dhe duke mashtruar shqiptarët për arsyen e vërtetë (projekt mafioz-korruptiv) është hedhur, edhe në formën e një karikature politike publikuar ditën e sotme në Mapo.al dhe të titulluar;
Bashkëjetesë. Aty shfaqet kryeministri në shtratin e gjumit duke fjetur me sëpata, sharra, kazma e çdo mjet tjetër të mundshëm, që shërben për shkatërrim.
Diskutime rreth kësaj post