28 vjeçari indonezian Mochammad Khamim Setiawan ka bërë një udhëtim mbresëlënës për një kohë të gjatë. Ai nisi turin e tij për në Mekë nga qyteti Pekalongan në Java, provincë qendrore në Indonezi, rreth një vit më parë.
Udhëtimi i tij i gjatë u realizua i gjithi në këmbë. Ai ka udhëtuar plot 9 mijë kilometra në këmbë për të arritur në Mekë, ku edhe do të kryejë edhe atë që e cilëson si obligimin fetar.
I veshur me një bluzë të thjeshtë, 28 vjeçari ka thënë se po nisej për Mekë në këmbë, duke besuar plotësisht te Zoti.
Indonezia, Malajzia, Tajlanda, Myanmar (Burma), India, Pakistani, Oman, Emiratet e Bashkuara Arabe, ishin vendet që kishte përshkruar në këmbë për të arritur në Arabinë Saudite.
Khamimi shpesh agjëronte gjatë ditës dhe preferonte të udhëtonte natën.
Gjatë udhëtimi ai ka fjetur në xhami dhe shtëpitë të ndryshe, ndonjëherë duke ndaluar edhe në pyje.
Shumë njerëz i siguruan atij ushqim gjatë rrugës.
Khamim është shprehur:
“Asnjëherë nuk lypa, por gjithnjë takoja njerëz të mirë që më dhanë ushqim dhe furnizime të tjera. Më mirëpritën edhe në një tempull budist në Tailandë. Fshatarët në Myanmar më ushqyen. Kam studiuar dhe kam takuar studiues myslimanë nga vende të ndryshme në një xhami Jamat Tabligh në Indi”.
Khamim tha se udhëtimi 9 mijë kilometra ishte mënyra e tij për të treguar nënshtrimin e plotë të tij ndaj Allahut.
I riu shtoi:
“Mënyra ime për të treguar nënshtrimin tim të plotë ndaj Allahut është ta mësoj Islamin nga studiues të ndryshëm myslimanë dhe të takoj njerëz me bindje të ndryshme për të studiuar kulturën e tyre dhe të respektojnë tolerancën.”
Diskutime rreth kësaj post