Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi, shprehet se Partia Demokratike është gati për zgjedhjet e 13 Tetorit, me ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar.
Ish-deputeti nënvizoi se ndërkombëtarët “janë të vëmendshëm” në lidhje me krizën politike në vend: “Në fakt, është e nevojshme një ekspertizë më e detajuar në lidhje me mundësinë e daljes nga kriza. Është e nevojshme ndërhyrja në sistemin e drejtësisë kushtetuese dhe në rikthimin e legjitimitetit të Parlamentit të cenuar në mënyrë brutale nga Komisioni i Mandateve në shkurt të vitit 2019”.
Kur u pyet nëse PD-ja do të pranonte të ulej në negociata me Edi Ramën, Gurakuqi tha: “Në negociata nuk mund të jetë ai që shkatërroi skemën e demokracisë shqiptare. PD diskuton me çdo faktor politik që ndahet nga organizata kriminale që shkatërroi Shqipërinë”.
Diskutime rreth kësaj post