Në rrugën Krujë-Sari Salltik ka pasur rënie masive gurësh, si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin nga mesdita e së dielës.
Ky aks është bllokuar provizorisht, ndërsa më pas është bërë e mundur lëvizja e automjeteve vetëm në një krah të rrugës. Po ashtu në disa rrugë në Krujë, janë krijuar probleme në lëvizjen e automjeteve.
Kushtet e motit u përkeqësuan në fundjavë duke krijuar probleme, kryesisht në zonat bregdetare./Opinion
Diskutime rreth kësaj post