Gjykata e Shkodrës i ka njohur ligjërisht mandatin për Kryetar Bashkie në Shkodër Valdrin Pjetrit, duke rrëzuar kështu kërkes-padinë e bërë nga Voltana Ademi.
Në seancë ishte i pranishëm vetë Kryetari i ri i Bashkisë i shoqëruar nga përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste Eridian Salianji.
Voltana Ademi kishte dorëzuar një kërkesë-padi ku pretendonte për parregullsi në procesin zgjedhor. Për këtë arsye Gjykata e shtyu vendimin për të konfirmuar mandatin e Pjetrit tre ditë më parë për tu njohur me provat e paraqitura nga Bashkia e Shkodrës.
Valdrin Pjetri u votua në zgjedhjet e 30 qershorit si kryebashkiak i Shkodrës për Partinë Socialiste në Aleancën për Shqipërinë Europiane. Përballë tij nuk pati asnjë kandidat.
Seanca gjyqësore u drejtua nga gjyqtari Hasan Selimi. /Opinion
Diskutime rreth kësaj post