Një grua që ishte duke kaluar rrugën me fëmijën në krah u përplas nga një makinë tip ‘Mazda’ pasditen e sotme në zonën e Skelës në qytetin bregdetar të Vlorës. Fëmija ka shpëtuar për mrekulli, ndërsa nëna është transportuar në spital e plagosur.
Raportohet se në momentin që makina ka përplasur gruan dhe fëmija ra në asfalt ndërhyri një qytetar duke e kapur me shpejtësi, pasi përballë po vinin makinat.
Policia ka ndaluar drejtuesin e makinës luksoze dhe po vijon hetimet. Po sot në aksin Elbasan-Peqin u shënua një aksident tjetër me dy të plagosur pas përplasjes së një kamioni me një makinë. Ndërkohë që dje u plagosën nëntë persona nga tre aksidente.
Diskutime rreth kësaj post