Ditën e sotme, forca të shumta policie kanë rrethuar Teatrin Kombëtar teksa filloi zbrazja e tij. Menjëherë, artistë e qytetarë të shumtë janë gjetur përballë teatrit duke u përplasur me policinë.
Protestuesve iu bashkua edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ku pak pas mbëritjes së tij arrtistët hynë mbrenda duke hapur me forcë derën.
Ndërkohë disa qytetarë kanë hyrë brenda teatrit nëpërmjet dritareve.
Gjatë përplasjes me policinë, një burrë është rrëzuar në pishinën boshe duke humbur ndjenjat. Ambulanca ka shkuar në vendngjsarje por ende nuk dihet gjendja shëndetsore e protestuesit.
Diskutime rreth kësaj post