Pas “autokritikës” së tij ku deklaroi se shumë punë s’janë bërë mirë e madje disa janë bërë keq, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar hapur deputetët dhe kryebashkiakët e PS-së se nëse “nuk bëjnë kilometra” do të përjashtohen nga ajo që kreu i selisë rozë e quajti “projekti i 2021”.
Rama deklaroi se nuk mund të ketë më deputetë që bëjnë kilometra duke shkuar në male për të takuar njerëz, dhe nga ana tjetër deputetë që kujtohen të lëvizin javën e fundit të fushatës elektorale.
Kryeministri i ka paralajmëruar edhe kryebashkiakët për përjashtim.
Rama: Nuk mund të ketë më deputetë që marrin malet për të takuar njerëz, që marrin njerëzit në krah për t’iu zgjidhur një hall dhe që rrinë në kontakt të vazhdueshëm me njerëzit dhe nga ana tjetër deputetë që edhe në fushatën e 30 Qershorit kanë shkuar te njerëzit vetëm javën e fundit.
Nuk mund të ketë më anëtarë të asamblesë së PS-së që kujtohen për partinë vetëm nga ftesa për mbledhjen e asamblesë, apo nuk shfaqen te njerëzit dhe kush nuk do i përgjigjet ritmit që kërkon 30 Qershori nuk do të jetë më në projektin tonë politik të vitit 2021. Kush nuk do të bëjë kilometrat e veta do të dalë nga projekti ynë në vitin 2021. Ashtu sikundër dua ta them që sot se do të dalë jashtë nga kjo familje cdo kryebashkiak që do të bëjë gabimin të mendojë se tani që ka marrë mandatin mund të bëjë pa njerëzit dhe pa ne.
Autokritika e Ramës: Niveli i shërbimit ndaj qytetarëve nuk na nderon fare
Në Asamblenë Kombëtare të PS-së, kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën duke bërë një “autokritikë” të gjatë, nga e cila ka deklaruar se niveli i shërbimit të qeverisë e pushtetit vendor ndaj qytetarve, nuk e nderon fare PS-në.
Rama: Ne nuk është se fituam një betejë zgjedhorëe të rradhës, por Shqipëria, qytetaria shqiptare fitoi besoj përgjithmonë luftën për zgjedhjet… sepse Shqipëria nuk duhet të shohë më djegie mandatesh, nuk do të shoë më molotovë dhe djegie të zgjedhjeve. Ata që e guxuan dhe e ndërmorën këtë aventurë, e pësuan jo vetëm për vete por edhe për të gjithë ata të tjerë që vijnë pas dhe besoj përgjithmonë. Për ne është e rëndësishme që ta besojmë deri në fund dhe ta ngulisim në mendje, se ne nuk fituam ngaqë kemi bërë vetëm punë shumë të mira. Nuk fituam as sepse kemi bërë aqsa mjafton, se ne nuk kemi bërë vetëm të mira, por edhe punë që më mirë të mos i kishim bërë fare, sepse kemi bërë gabim, madje ndonjë e kemi bërë dhe keq.
Energjitë që kemi investuar deri këtu nuk mjaftojmë më pas 30 qershorit. Rendimenti ynë qeverisës nuk mjafton aspak pas 30 qershorit dhe sidomos niveli i shërbimit, jo nuk mjafton por nuk na nderon, fare! Duhet të na shqetësojë shumë fare, të gjithëve. Kjo është gjëja që ne duhet ta kuptojmë thellësisht, dhe nëse nuk e kuptojmë, aq më shpejt njerëzxit pas 30 qershorit do të humbasin durimin me ne dhe janë shumë më pak të prirur t’i mirëkuptojnë gabimet tona. Sdo kenë asnjë gadishmëri për të na falur kusuret, që na janë falur për hir të vërtetës deri në 30 qershor. Ne kemi vetëm një meritë në fitoren historike të shtetit dhe qytetarëve, kemi meritëm që më 30 qershor qëndruam në anën e duhur të historisë. Kjo meritë është padiskutim një shprehje e natrsghme e asaj që ka qenë, është dhe duhet të jetë PS.
Diskutime rreth kësaj post