Fluturimi i Ramush Haradinaj drejt Holandës është shtyrë. Mësohet se shkak janë bërë vonesat në linja ajrore e fluturimit.
“Ju njoftojmë se fluturimi me të cilin ka pasur të udhëtojë Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj për në Hagë, është shtyrë për disa orë, për shkak të vonesave të kompanisë së fluturimeve “Austrian Airlines”, thuhet në njoftim.
Tashmë kryeministri Haradinaj ndodhet në aeroportin “Adem Jashari”, ku do të presë disa orë derisa të niset avioni.
Theksojmë se ishte planifikuar në orën 12:30 që Haradinaj të fluturonte drejt Holandës, por gjërat nuk kanë shkuar sipas parashikimit.
Diskutime rreth kësaj post