Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pritet që sot të dorëzojë formalisht dorëheqjen tek presidenti, Hashim Thaçi.
Haradinaj njoftoi për dorëheqjen gjatë mbledhjes së qeverisë ditën e premte, ndërsa më pas njoftoi se letrën për dorëheqjen nga posti i të parit të qeverisë do ta dorëzojë të hënën.
Dorëheqja erdhi pas një thirrje nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale, në të cilën kreu i AAK-së tha se do të paraqitet si qytetar i thjeshtë e jo si kryeministër.
Kujtojmë senë vitin 2004, Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit pasi u thirr nga Gjykata e Hagës.
Diskutime rreth kësaj post