Gazeta spanjolle “Euro weakly” i ka kushtuar një artikull emigrantëve shqiptarë që hyjnë në Britani të Madhe në mënyrë të paligjshme duke u futur fillimisht në Spanjë.
Kjo gazetë ka shkruar se kjo gjë është kthyer në fenomen.
Dy të rinj shqiptarë të cilët kishin planifikuar të shkonin në Britani të Madhe u ndaluan në aeroportin e Almerias.
Njëri prej shqiptarëve, një i ri 24-vjeçar u ndalua nga policia kufitare më 18 qershor. Ai u ndalua pasi paraqiti një pasaportë të rreme greke.
Shqiptari tjetër me inicialet G.G, rreth 40 vjeç, u arrestua po në këtë aeroport pasi paraqiti një pasaportë sllovene, e cila kishte një sërë problemesh. Dublini ishte destinacioni i planifikuar.
Policia deklaron se shqiptarët kanë si qëllim të hyjnë në Britaninë e Madhe në mënyrë të paligjshme dhe shton se kanë bashkëpunuar me organizata kriminale të specializuara në falsifikimin e dokumenteve.
Diskutime rreth kësaj post