Po shkon drejt fundit numërimi i votave për kandidatet për kryetar bashkie në Tiranë.
Deri në orën 19:00 të kësaj të hëne, janë numëruar 841 kuti nga 919 kuti që janë në total.
Kandidati I PS, dhe kryebashkiaku aktual Erion Veliaj ka siguruar 94% të votave ose 138 mijë e 675 vota.
Në krahun tjetër kundërshtari i tij në 30 qershor, Arben Skënderi I Bindjes Demokratike ka marrë 5.97% të votave ose 8811 vota.
Raportohet se ka edhe vota të pavlefshme.
Shumë më prapa është procesi i numerimit për këshilltarët bashkiak.
Rezultati sipas KQZ deri ne 19:30.
Diskutime rreth kësaj post