Kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë një konference të Organizatës Ndërkombëtare të Punës në Gjenevë ka dhënë idenë për të standardizuar pagat në të gjitha vendet që janë pjesë e Bashkimit Evropian.
Merkel e ka ftuar Bashkimin Europian të studionin një mënyrë për të siguruar që të gjitha vendet të kenë një pagë minimale të njëjtë.
Po ashtu kancelarja është shprehur se Gjermania dhe shtetet anëtare të BE-së kanë një pagë dhe kjo pagë mund të zbatohet edhe në vende të tjera.
Angela Merkel ka ngritur zërin edhe për gratë, pasi ajo ka thënë se është e shqetësuar se shumë kompani nuk kanë drejtuese femra.
Ajo ka deklaruar:
“Edhe në vendet e industrializuara, barazia ndërmjet grave dhe burrave në ekonomi lë shumë për të dëshiruar.’’
Kujtojmë këtu se Merkel në vitin 2014 pati sukses, për herë të parë, në vendosjen e pagës minimale të përbashkët për të gjitha kategoritë për punëtorët gjermanë, të cilët deri në atë moment nuk kishin pasur të tillë pagesë.
Kurse vendet me pagën më të lartë në orë janë Holanda 9.44 euro në orë, Irlanda 9.80 euro në orë dhe Luksemburgu 11.90 euro në orë.
Diskutime rreth kësaj post