Në seancën parlamentare lidhur me diskutimin për shkarkimin e Metës, Rudina Hajdari u shpreh se rezoluta nuk ka asnjë vlerë publike por thjesht ngr tension e shantazh ndaj presidentit.
Gjykimi i presidentit i përket Gjykatës kushtetuese.
Sipas nenit 90 pika dy mocioni për shkarkimin e presidentit vjen me 35 vota pro dhe pasi komisioni hetimor konstaton veprimin e presidentit me pas ka të drejtë të përpilojë një raport që të diskutohet në parlament e ti dorëzohet Gjykatës Kushtetuese.
Thelbi i të gjithë debatit është pikërisht mungesa e Gjykatës Kushtetuese.
E para: pse mendon Presidenti që me këtë veprim e zgjidh krizën, nëse thotë se ky vendim është kat patriotik që zgjidh krizën, më thoni ju që nëse palët nuk ulen, a nuk e fusim vendim më shumë në krizë. Çfarë do ndodhë, nëse nuk arrijmë të gjejmë një zgjidhje, kemi një opozitë jashtë kuvendit që thotë se nuk futen në bisedime me qeverinë, me kush të Rama të largohet çfarë negociatash do të arrijnë këto pale
Pika e dytë që dua ti ngre: më falni president nëse gruaja juaj është palë e opozitës dhe kjo palë ka ngritur këtë padi, është pjesë e këtij konflikti nuk është ky konflikt i pastër personal?
Unë ngre pyetjen ju përgjigjuni, qytetarët duhet të përgjigjen për këtë, ai duhet të ulet me palët, Kryemadhi është bashkëkryetare e opozitës, duhet të ulet edhe më të, a nuk ishte ky pikërisht debati që u bë kur zoti Meta u zgjodh po nga ky parlament, që e zgjodhi me vota, pse e zgjodhët? Për një fakt të vetëm të zgjasnit jetëgjatësinë e tij politike, të fuqizonit pozitën e LSI”.
“A ja vlejti bara qeranë të mbyllnim derën e Europës. Politikanët duan vetëm të zgjasin karierën e tyre. Zgjedhjet do të shtyhen me një muaj”,- u shpreh Hajdari.
Diskutime rreth kësaj post