Dhjetori i vitit të kaluar ishte më i zhurmshmi që nga dhjetori i vitit 1990, vit kur shënon edhe me rënien e komunizmit, madje u quajt edhe si dhjetori i dytë.
Dhe kishim një arsye të fortë për këtë, studentët u ngritën në protestë për të protestuar për një arsim më cilësor, dhe shkaktoi një kaos të madh në qeveri, ku si pasojë kryeministri Rama shkarkoi mbi 70% të ministrave.
Në thelb protesta kishte 8 pika, ku edhe u premtua nga kryeministri që do të plotësoheshin, por akoma nuk është bërë asgjë kanë mbetur vetëm në premtime.
Një ndër pikat ishte edhe karta e studentit me të cilën po abuzohet shumë.
Lali Eri ka filluar propagandën e tij duke e quajtur kartën e studentit si një histori suksesi, por në të vërtetë ajo kartë vetëm për studentët nuk është pasi nuk u shërben për asgjë.
As tek gjëja më minmale nuk shërben, tek marrja e abonesë së studentit.
Një grup studentësh kanë vendosur sot që të protestojnë në shenjë simbolike përballë bashkisë së Tiranës në orën 12.
Diskutime rreth kësaj post