Situata mjaft e tensionuar mes Presidentit Meta dhe Kryeministrit Rama në Tiranë nuk është pasqyruar në Prishtinë gjatë ditës së sotme.
Të dy ata ishin të pranishëm në ceremoninë e 20 vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë duke shtrënguar duart me njëri-tjetrin.
Siç shihet dhe nga pamjet Meta ka qenë i ulur ndërkohë që mbërrin Rama. Ai është ngritur në këmbë duke i zgjatur dorën Ramës.
Ata kanë shtrënguar duart për një çast, ndërkohë që Meta ka takuar ambasadorin tonë në Kosovë, Qemal Minxhozin.
Meta dhe Rama nuk kanë qëndruar ulur afër njëri-tjetrit, por mes tyre ka qenë i pranishëm, kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli.
Video:
Diskutime rreth kësaj post