Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, ka thënë se e gjithë bota e sheh Kosovën si shembull të demokracisë dhe paqes, transmeton Gazeta Metro.
Clinton pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se ka qenë krenar sa ishte president i SHBA’së kur ndihmoi Kosovën që të mos vriten e dëbohen njerëzit.
“E falënderoj presidentin Thaci për pritjen. Ishte i mirë në armë gjatë luftës, isha i mahnitur me të. E gjithë bota e sheh Kosovën si shembull të demokracisë dhe bashkëpunimit, po bën paqe me fqinjtë në kufijtë e saj. Do të jem krenar që kam qenë president i SHBA-së, kur keni pasë nevojë për ndihmë, që të mos vriten e dëbohen njerëzit. Çdo gjë që bënim ishte që njerëzit e Kosovës të lëviznin nga lufta në paqe dhe ti ndërtonin institucionet e veta. Mendoj që Kosovë e meriton të jetë në BE dhe organizata tjera ndërkombëtare”, ka thënë ai.
Presidenti Thaçi, në emër të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe si shenjë falënderimi për ish presidentin Clinton, e ka dekoruar atë me ‘Urdhrin e Lirisë.
Diskutime rreth kësaj post