Kriza kushtetuese ka kapluar vendin pas vendimit të Presidentit të Republikës për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit po ndiqet me mjaft vëmendje nga publiku për shkak se ajo është e “veshur” me një sërë efektesh të tjera.
Albeu.com ka organizuar nj sondazh në Facebook ku shtrohet pyetja: Kush ka të drejt në situatën që është krijuar?
Gjatë dy orëve, në këtë sondazh kanë dhënë përgjigje rreth 1 500 persona, ku 51 për qind thotë se të drejt ka Edi Rama, kurse 49 për qind përgjigjen se të drejtë ka Ilir Meta.
Kjo diferencë e ngushtë në rezultat tregon në një farë mënyrë se si e shohin në të vërtetë shqiptarët këtë përplasje, e cila tashmë nga dalë nga hullia ligjore duke u kthyer në një përplasje brirësh që mund të zgjidhet vetëm nga një marrëveshje politike mes palëve. /albeu
Diskutime rreth kësaj post