Ashtu siç pritej dhe siç ishte paralajmëruar nga deklaratat e politikanëve të majtë, KQZ nuk ka njohur dekretin e Presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve duke këmbëngulur në zhvillimin e zgjedhjeve në 30 qershor.
Katër anëtarët e zgjedhur nga Partia Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka refuzuar të zbatojë dekretin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve.
Anëtarët e PS-së në KQZ kanë deklaruar se dekreti i Presidentit është i pavlefshëm dhe si i tillë, ata kanë vijuar mbledhjen normale të këtij institucioni.
Mbledhja është drejtuar nga Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba, i cili ka thënë se sipas Kodit Zgjedhor, ati i takon e drejta për të ushtruar kompetencat e kryetarit.
Më herë, kreu i KQZ Klement Zguri është larguar nga mbledhja me argumentin se komisioni nuk mund të sfidonte dekretin e Presidentit, thjesht duhej ta zbatonte atë. /albeu
Diskutime rreth kësaj post