Këngëtarja e njohur Dua Lipa është bërë imazh i parfumit të markës prestigjoze Yves Saint Laurent!
Ajo ka publikuar disa foto në Instagram ku tregon se do të jetë ambasadore e parfumit për gra të YSL dhe ka rrëfyer se ky ka qenë sekreti më i vështirë për tu mbajtur.
“Faleminderit, ekipit të mrekullueshëm YSL që më bëtë të ndihem si në shtëpi, që më lejuat të luaj një rol sado të vogël në përzgjedhjen e aromës, si edhe që m’i bëtë ëndrrat realitet duke punuar me një markë që e dua aq shumë.”- ka shkruar Dua ndaj të tjera.
Në faqen zyrtare të YSL ka prezantuar Duan si imazhin e ri të markës dhe shkruan: “Një zë i ri po vjen!”
Tashmë që edhe kjo ëndërr u bë realitet Dua Lipa duhet të ndihet një njeri me shumë fat!
Diskutime rreth kësaj post