Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka njoftuar se ditën e sotme është hapur plotësisht aksi rrugor Tiranë-Elbasan.
ARSH bën të ditur se autostrada tashmë është e hapur per trafikun dhe te gjitha mjetet, ne te dyja korsite e saj, pa asnje kufizim.
Vonesat në përfundimin e punimeve në këtë segment të rëndësishëm të vendit dhe që ka kruijuar jo pak debate dhe polemika, ARSH e tejkalon vetëm duke theksuar se problemet që janë hasur së fundmi për shkak të kushteve atmosferike.
Njoftimi i plotë:
HAPET PLOTESISHT RRUGA TIRANE-ELBASAN
Pas punes intensive te ketyre muajve, ARRSH ju njofton se rruga Tirane – Elbasan sapo u hap e plote per trafikun dhe te gjitha mjetet, ne te dyja korsite e saj, pa asnje kufizim dhe konform te gjitha normave dhe standardeve te sigurise.
Vonesa e shkaktuar pat ardhur per arsye teknike lidhur me shtrimin e tapetit asfaltik per shkak te rreshjeve qe kane shoqeruara keto muaj. Tashme rruga eshte hapur plotesisht duke shenuar nje tjeter premtim te mbajtur per qytetaret.
Kujtojmë se Edi Rama premtoi më shumë sesa një herë në mars të vitit të kaluar se stërzgjatjes së punimeve në autostradën Tiranë-Durrës do ti vinte fundi brenda vitit 2018.
Një herë në kryeministri dhe një herë tjetër në një nga takimet e bashkëqeverisjes në Elbasan, Rama këmbënguli në përfundimin e punimeve në dhjetor.
Përpos deklaratës zyrtare në kryeministri, gjatë një takimi me qytetarët për bashkëqeverisjen e vendit ai shkoi edhe më larg në show-un e tij. Ndërsa një socialist i Elbasanit e pyeti se çdo të bëhej me përfundimin e rrugës, ai e kaloi topin tek Damian Gjiknuri, koka e të cilit “do të pritej” nëse autostrada nuk do të hapej me kapacitet të plotë brenda 2018-s.
“Sot është marrë vendimi që mbaron deri në fund të vitit, ai e ka në dorë vetë…o ta mbarojë, o të mbarojë”, u shpreh Rama.
Rama shkoi në mesin e Janarit të inspektonte punimet tek autostrada. Ai përmendi edhe një herë të gjitha difektet e qeverisë Berisha, rrugën e bërë pa plan dhe për efekte ekektorale, kostoja e së cilës kishte vajtur dyfish, sikur të gjitha këto të mos i kishte ditur kur dha premtimin e marsit 2018 se do ta përfundonte rrugën në dhjetor. Pas sygjerimit të kryeinxhinierit të projektit se një kah do të hapej në mars dhe si e tërë autostrada do të hapej në maj, Rama pohoi.
“Në mars është mirë të hapet njëra anë, pastaj në maj të mbarojë e gjitha” – tha ai duke bërë sikur e kishte harruar se çfarë pati premtuar disa herë rresht vetëm 8 muaj më parë.
Diskutime rreth kësaj post