Kryeministri Ramush Haradinaj ka vijuar traditën e tij të zakonshme për festën e Fitër Bajramit.
Mëngjesin e festës së Bajramit e nis gjithmonë duke u shërbyer policëve ëmbëlsira. Këtë traditë nuk e ka harruar as mëngjesin e kësaj të marte.
“Në këtë ditë feste e nisa mëngjesin duke ndarë ëmbëlsira me Policinë e Kosovës.
Në rrugëtimin tonë si shtet e shoqëri qofshim gjithmonë krah për krah. Me fat Fitër Bajrami!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Diskutime rreth kësaj post