Qindra shtëpi janë dëmtuar ditën e djeshme nga tërmetet e njëpasnjëshme me intensitet të lartë në zonën e Korçës.Lëkundjet kanë filluar që në orët e para të mëngjesit të djeshëm dhe vazhdojnë ende. Banorët e disa fshatrave të prekur nga tërmeti e kanë kaluar natën jashtë në kasolle dhe mjete private.Më i prekur nga tërmetet ka qenë fshati Floq, ku përveç dëmeve në banesa, dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e shembjes së një muri.Në fshatin Vidohovë 50 banesa rezultojnë të dëmtuara, 4 prej të cilave në gjendje të pabafnueshme. Në Qafëzez 67 objekte rezultojnë të dëmtuara, gjysma e të cilave me dëmtime serioze.Ata janë shprehur para kamerave se për ta janë ngritur vetëm 5 çadra, veç faktit se janë të pakta në numër, mungojnë edhe ndihmat ushqimore pasi mes tyre ka edhe të sëmurë.
Disa prej banorëve kanë thënë:
“Nuk kemi marrë ndihma, 5 çadra nuk mjaftojnë. Kemi patur frikë mbrëmjen e djeshme nuk kemi fjetur.”
“Në çadra nuk ka energji elektrike. Disa prej banorëve flenë përtokë pasi mungojnë krevatet. Dy krevate për 8 persona. Jemi të sëmurë, nuk mund të vazhdojmë të qëndrojmë në çadra. Moti është i ftohtë dhe me reshje. Duam ndihmë nga shteti, të marrin masa për të riparuar shtëpitë.”Kërkojmë ndihma ushqimore pasi jemi në vështirësi ekonomike dhe na është hequr asistenca.”
Diskutime rreth kësaj post