Shqipëria mori sot një lajm pozitiv sikurse ishte ai për rekomandimin e çeljes së negociatave të anëtarësimit në BE. Por për Taulant Ballën ky vendim vjen me tre mesazhe.“Janë tre mesazhe kryesore, në radhë të parë për shqiptarët që duhet të jenë sot krenarë. Nga vlerësimi i vjetshëm na ishin lënë një sërë detyrash. Duhet them se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në proces negociatash. E dyta një mesazh për qeverinë dhe mazhorancën qeverisëse që duhet të vijojë këtë ritëm reformash. Duke u fokusuar në mënyrë të veçantë tek reforma në drejtësi. Sot të gjithë biem dakord që Komisioni Evropian vlerësoi se ecuria e deritanishme është pozitive. Ka edhe një mesazh të tretë, që është për opozitën. Raporti e thotë në mënyrë strikte duhet të riangazhohet në institucionet demokratike dhe të angazhohet për një konsensus evropian”, tha Balla në Top Talk.
Duke u ndalur tek mesazhi që KE pati për opozitën, Balla thekson: “Raporti vëren me shqetësim vetëvrasjen politike të opozitës me djegien e mandateve”.
Sipas tij, djegia e mandateve nga opozita ishte për të dëmtuar rekomandimin pozitiv që u dha sot nga Komisioni Evropian, por gjithsesi mbeten edhe të paktën 3 javë deri në dhënien e një vendimi final nga vendet e BE.
Më tej Taulant Balla shprehet i bindur se 2019-a do të jetë viti historik i bisedimeve mes Shqipërisë dhe BE.
Balla tha:
“Garantoj të gjithë qytetarët shqiptarë se viti 2019-ë është viti historik i fillimit të bisedimeve mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Europian”.
Diskutime rreth kësaj post