Janë përplasur disa herë në studion e “Open “ ditën e djeshme, avokati Spartak Ngjela dhe ish-deputetja e PD, tashmë pjesë e PDIU, Mesila Doda.
Përplasja e fundit mes tyre madje degjeneroi edhe në fyerje nga ana e avokatit, të cilit ju kërkua nga moderatorja Eni Vasili të ruajë etikën kur u drejtohet grave në studio.
“Nuk u shkon atyre, menduan ta bënin me dhunë por e kishin gabim”, ishte arsyetimi i Ngjelës për mënyrat që zgjodhi PD për të rrëzuar Ramën, që sollën reagimin e me njëhershëm të Dodës.
“Fute gjuhën brenda dhëmbit. Rri mirë aty, se s’jam Manja unë”, ia ktheu Ngjela.
Por menjëherë ndërhyri moderatorja Vasili duke thënë: “Nuk të shkon sulmi ndaj zonjave”.
Diskutime rreth kësaj post