Sipas një raporti të publikuar nga INSTAT sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut prekin më shumë kuksianët dhe në rang vendi është sëmundja që po u merr më shumë jetën shqiptarëve.
Kurse vdekshmëria më e lartë për shkak të sëmundjeve tumorale shënohet në Shkodër dhe Vlorë.
Po ashtu ky raport tregon se vetëm gjatë vitit 2018 kanë humbur jetën 21 804 persona. Këta persona kanë humbur jetën për shkak të sëmundjeve të qarkullimit të gjakut, për shkaqe natyrale apo dhe si pasojë e aksidenteve.
E ditur bëhet se shqiptarët e humbin jetën më shumë nga sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut, të cilat zënë 53% të vdekshmërisë.
Më pas renditen vijnë sëmundjet e zemrës dhe ishemitë. Duke iu referuar po shifrave të INSTAT, vendin e dytë e zënë vdekjet për shkak të sëmundjeve tumorale, të cilat janë rritur ndjeshëm vitet e fundit.
Gjirokastra është qyteti që ka shënuar të vdekjeve në një vit me 1194 persona duke u pasur nga Korça e më pas Berati për numrin më të lartë të vdekjeve.
E ndërsa numrin më të ulët e mban Tirana me 58 vetë në vit.
Diskutime rreth kësaj post